Speca në furrë të mbushura me gjizë

Speca në furrë të mbushura me gjizë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 8 speca
  • 1 domate
  • 1 spec të kuq gogozhare
  • 1 spec djegës
  • 300 gram gjizë
  • 1 tufë majdanoz
  • 4-5 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë kafe rigon
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Lani mirë specat me ujë të bollshëm. I hiqni bishtin dhe farat.

2

Në një tas përzieni të gjithë përbërësit e tjerë dhe mbushni me to specat.

3

I vendosni specat në një tavë. Sipër i shtoni kripë, piper, vaj ulliri.

4

I vendosni në furrë për 30 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment