Speca në furrë të mbushura me gjizë

Speca në furrë të mbushura me gjizë

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • 10 speca të kuq
  • 150 gram gjizë
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, piper
  • 1 tufë majdanoz

Udhëzimet

1

Merrni një tavë dhe e lyeni me pak vaj ulliri.

2

Lani mirë specat dhe i vendosni në tavë. U hiqni kokën dhe farat. I lini për 15 minuta në temperaturë 180 gradë celsius.

3

Pasi specat të jenë zbutur u hiqni lëkurën.

4

Ndërkohë në një enë shtoni gjizën (pa kripë), vajin e ullirit, majdanozin, pak kripë dhe piper.

5

Mbushni specat dhe i fusni në furrë edhe për 10 minuta të tjera. Ndajeni recetën me miqtë tuaj!

Lini një koment