Spaghetti me kunguj të skuqur, recetë praktike kurdoherë!

Spaghetti me kunguj të skuqur, recetë praktike kurdoherë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 180 gr spageti
  • 2 kunguj jeshilë të prerë në feta të holla
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle djathë të grirë parmigiano
  • 1 thelpi hudhër
  • vaj ulliri për skuqje
  • disa gjethe borzilok të freskët

Udhëzimet

1

Skuqni në zjarr mesatar dhe në vaj të bollshëm ulliri kungujt e prerë.

2

Vendosini në një pjatë me letër thithëse, që t'i ikë vaji i tepërt.

3

Vendosni makaronat të ziejnë në ujë të valuar me kripë.

4

Në një tigan shtoni 2 lugë vaj ulliri dhe kaurdisni thelpin e hudhrës në zjarr të ulët, sa të lëshojë aromën.

5

Hiqeni më pas dhe shtoni në tigan kungujt e skuqur dhe 2 garuzhde nga uji i makaronave.

6

Shtoni djathin e grirë, përziejeni sa të shkrijë dhe shtoni spaghettit.

7

Përziejini mirë sa të lidhen makaronat me djathin.

8

Shërbejini menjëherë me borzilok të freskët sipër. Ju bëftë mirë!

Lini një koment