1.Si fillim shkrini çokollatën në banjomari.
2.Përzjeni kremin e pistachios me çokollatën e bardhë të shkrirë.
3.Shtoni dhe gjalpin e shkrirë dhe sheqerin dhe përzijini deri sa sheqeri të jetë tretur.
4.Shtoni vezët një nga një duke i përzier mirë dhe në fund hidhni miellin.
5.Përzijini mirë deri sa brumi të jetë i hollë mjaftueshëm për soufle.
6.Përgatisni tasat e posaçëm për soufle duke i lyer fillimisht me pak gjalpë të shkrirë dhe pak miell sipër.
7.Hidhni brumin tek tasat dhe i fusni në furrë në 170 gradë C për 15 minuta.
Receta nga Arbana Osmani
Komento