Sorbeto pjeshke

Sorbeto pjeshke

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 6 pjeshkë
  • 250 gram sheqer
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 majë lugë kripë
  • 2 gota ujë

Udhëzimet

1

Lani, qëroni dhe prisni pjeshkët në disa thela.

2

I fusni në frigorifer dhe i lini derisa të ngrijnë.

3

Në një enë rrihni me një blender elektrik sheqerin dhe ujin. Shtoni pjeshkët e ngrira, lëngun e limonit dhe kripën.

4

I përzieni derisa të krijohet një masë homogjene.

5

Shërbejeni në gotë, konsumojeni menjëherë ose ruajeni në frigorifer deri në tri ditë.

Lini një koment