Smoothie me selino, mrekullia për shëndetin tuaj!

Smoothie me selino, mrekullia për shëndetin tuaj!

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Kjo smoothie rekomandohet të shijohet çdo mëngjes dhe darkë para se të flini. Ka aftësi detoksikuese dhe përshpejton metabolizmin. Kombinuar edhe me stërvitje të rregullt, kilet e tepërta do të ikin pa shumë mundim!

Ingredientët

  • 1 filxhan me tul ananasi (të prerë kubik)
  • 1 kastravec
  • 1 filxhan me lakër jeshile
  • 2 karota
  • 2 degë selino
  • 1/2 lugë kafe xhinxher pluhur
  • 1 filxhan spinaq

Udhëzimet

1

Lani mirë perimet dhe i vendosni të gjitha bashkë në një blender.

2

I përzieni për disa sekonda dhe i shtoni 1 gote ujë.

3

E shërbeni nëpër gota dhe shijojeni!

Lini një koment