Smoothie me karotë dhe portokall, burim natyral energjie dhe vitaminash

Smoothie me karotë dhe portokall, burim natyral energjie dhe vitaminash

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Mos i thoni jo, këto kohë!

Ingredientët

  • 400 gr kos
  • 200 ml lëng portokalli
  • 200 ml lëng karote
  • 4 lugë çaji mjaltë

Udhëzimet

1

Vendosim në blender lëngun e portokallit dhe atë të karotës.

2

Shtojmë kosin dhe mjaltin.

3

I përziejmë derisa të formohet një masë homogjene.

4

Shërbejeni nëpër gota dhe shijojeni!

Lini një koment