Doni të realizoni disa vezë të bukura për Pashkët, por nuk ju ndodhet ngjyrues? Jeni në artikullin e duhur.
Neps.al ju tregon një metodë të kollajtë për zbukurimin e vezëve tuaja në pak minuta. Mbi të gjitha, pa shumë kosto apo mundim!
Si fillim merrni 10 kokrra vezë dhe i zieni në një tenxhere të madhe për 12 minuta.
Më pas do i kulloni në ujë të ftohtë dhe do i fshihni mirë me një peshqir.
E mbështillini secilën me një letër tualeti.

Pra kështu:

Tani e lyeni nga jashtë me bojërat tuaja të preferuara

Mundohuni të përdorni ngjyra të ndryshme dhe të mos i përzieni me njëra-tjetrën.

Filloni t’i spërkasni vezët me ujë, duke përdorur një shishe spray.

Ruani balancën duke mos e lagur letrën më shumë seç duhet. 3 spruco mjaftojnë për 1 vezë

Butësisht ngjesheni letrën tek veza. Bëni mirë të keni veshur doreza para këtij procesi, pasi ngjyrat mund t’ju bëjnë pis duart.

Vezët i lidhni tek gryka si në foto. I lini në një enë të thahen për 3 orë ose gjatë gjithë natës.

Jeni kuriozë të shihni se çfarë ka brenda?

Ta-da! E adhuroj këtë teksturë tek vezët…po juve?


Burimi: onelittleproject.com
Lini një koment