Si të thani në shtëpi qershitë e sezonit: Ideale për çdo rast
Zgjidhni qershitë tuaja të preferuara dhe sigurohuni që ato janë të freskëta dhe me lëkurë të lëmuar e pa njolla.
Lajini me ujë të ftohtë dhe hiqini bishtat.
Më pas ndajini në gjysma dhe hiqni bërthamat.
Pas heqjes së bërthamave, vendosini qershitë mbi një letër kuzhine që të thahen nga uji i tepërt.
Kur ato të jenë tharë, vendosini mbi letrën e pjekjes duke lënë hapësirë nga njëra tjetra.
Nëse do t’i thani në furrë, atëherë temperature duhet të jetë 70 gradë C.
Tharja duhet bërë për 3 orë, ose deri sa pjesa e tulit të qershisë të rrudhoset dhe të humbasin sasinë e ujit.
Më pas uleni temperaturën në 50-60 gradë dhe lërini të thahen për 16 – 24 orë.
Do të kuptoni që qershitë janë tharë në momentin që ato do t’i ngjajnë stafidheve, rrushit të thatë.
Kokrrat e qershive të thata duhet të jenë të forta por lehtësisht të përtypshme.
Provoni të shtrydhni me gishtërinj qershitë e thara.
Prej tyre nuk duhet të dalë lëng, përndryshe tharja nuk është e përfunduar.
Nëse dëshironi t’i thani qershitë në diell, proçedura është pothuajse e njëjtë.
Përfitimet e qershive të thata
-Qershitë janë një burim i mirë bakri, një mineral thelbësor që ndihmon në prodhimin e kolagjenit që i mban indet të forta.
-Qershitë e thata shumëfishojnë dozat e vitaminës C të nevojshme për organizmin.
-Një çerek filxhani me qershi të thata përmban 1,132 njësi (njësi matëse) të vitaminës A e cila mbështet zhvillimin e qelizave të reja, përmirëson shërimin dhe funksionin imunitar.
Për herë të parë në historinë moderne, planeti ynë përballet me një fakt tronditës: fëmijët mbipeshë kanë kaluar në numër fëmijët nën peshë. Nuk është më uria ajo që dominon statistikat globale të kequshqyerjes, por mbingopja, një krizë që...
Matcha është bërë një nga pijet më të dashura të viteve të fundit. E pasur me antioksidantë dhe me një ngjyrë mahnitëse jeshile, matcha shihet si një zgjedhje “e shëndetshme” dhe me energji të pastër. Por… a e dinit...
Kufizimi i sheqerit në 2 vitet e para të jetës së një fëmije ul në mënyrë të ndjeshme rrezikun afatgjatë për zhvillimin e sëmundjeve kronike si diabeti i tipit 2, obeziteti dhe tensioni i lartë i gjakut. Vitet e...
Lini një koment