Nëse keni enë gatimi prej çeliku apo inoksi, ju e dini se është e vështirë që ta ruajnë emrin e tyre deri në fund. Pra kimikatet e ashpra dhe natyra toksike e tyre, i dëmton se tepërmi tiganët apo tenxheret tuaja.
Janë disa produkte shtëpiake që mund t’i risjellin përsëri shkëlqimin enëve tuaja. Thjesht duke përdorur sodë buke dhe ujë!
Ju nevojitet:
- 2 lugë gjelle sodë buke
- 1.5 litër ujë

Udhëzime:
Fillimisht vendosni tiganin e djegur me ujë të ziejë. Pasi të marrë valë i shtoni një lugë gjelle sodë buke. E hiqni pas 5 minutash.

Merrni një sfungjer dhe me pak ujë e sodë buke, fërkoni fundin e tiganit. Do të shikoni që është zbutur dhe do të pastrohet më kollaj.

Rezultati?

Një tigan si i sapoblerë!/neps.al
Lini një koment