Shkumësi ka qenë miku ynë që kur kemi qenë fëmijë. Por kurrë nuk e kemi imagjinuar që me anë të shkumësit ne mund të heqim njollat që na shkaktojnë ushqime të ndryshme.
Proshuta e tymosur, pica, burgerat, apo ushqime të tjera të shpejta mund të kthehen në një bezdi më vete, nëse aksidentalisht bien mbi rrobat tona.
Por nëse mbani një shkumës me vete? Ju thjesht e zgjidhët problemin.
Si?
- Merrni bluzen e cila u ndot dhe fërkoni tek pjesa e njollës, shkumësin e bardhë. Prisni 10 minuta.
- Më pas e fërkoni sërish.
- Tani e lani bluzën manualisht me dorë dhe detergjent ose përdorni makinën larëse.
- Shkumësi thith yndyrat dhe i heq lehtësisht njollat./neps.al
Lini një koment