Si të gatuajmë vezët e ashtuquajtura “Purgator”

Ingredientët

  • 2 thelpinj hudhër
  • 1/2 qepë
  • 1/4 filxhan vaj ulliri ekstra të virgjër
  • 1 lugë çaji piper të kuq
  • 1/2 lugë çaji kripë
  • 1/4 lugë çaji piper të zi të freskët
  • 1 kuti domate të konservuara
  • 6 vezë të mëdha
  • Djathë parmixhano të grirë imët (rreth 2 lugë)
  • 1/4 filxhan gjethe borzilok të freskët
  • Bukë e thekur, për servirje (opsionale)

Udhëzimet

1

Një një tas përzijeni hudhrën me qepën dhe kalojini në një tigan me pak vaj ulliri.

2

Trazojini vazhdimisht deri sa të skuqen pak 3-4 minuta.

3

Shtoni 1 lugë çaji speci të kuq, 1/2 lugë çaji kripë dhe 1/4 lugë çaji piper të zi dhe vazhdoni gatimin derisa qepa të marrë ngjyrë kafe të artë.

4

Shtoni domatet e konservuara dhe i përzieni për tu kombinuar.

5

Kur përzierja fillon të flluskojë ulni nxehtësinë dhe vazhdoni gatimin derisa salca të jetë aromatizuese dhe të mos ketë më shije të papërpunuar, rreth 20 minuta.

6

Ndërkohë shtoni djathin parmixhano dhe gjethet e borzilokut.

7

Duke përdorur një lugë, krijoni hapësira mes tiganit dhe hidhni vezët një nnga një.

8

Mbulojeni tiganin me kapak dhe lërini të gatuhen deri sa vezët të jenë mpiksur.

Lini një koment