Si të bëjmë vetë akullore me mjedra

Ingredientët

  • 250 gram mjedra ( të lara mirë)
  • 1 gotë ujë
  • 50 gram shurup panje
  • Lëngu i një limoni

Udhëzimet

1

Në një tigan në zjarr mesatar përzieni mjedrat me shurupin e panjës. I trazoni vazhdimisht derisa mjedrat të treten plotësisht.

2

Pasi të jenë gati, e hiqni masën nga zjarri dhe e kaloni në një tas.

3

Pasi të jetë ftohur pak, e kaloni në blender dhe e përzieni për disa sekonda, derisa masa të bëhet homogjene. I shtoni edhe lëngun e limonit.

4

Tani e ndani masën nëpër format specifike për akullore, ose nëse nuk keni të tilla përdorni disa gota plastike.

5

Këto të fundit do ju ndihmojnë që kur t’i nxirrni nga ngrirja, t’i çani dhe t’i shijoni siç duhet.

6

Akulloret me mjedra i lini në ngrirje gjatë gjithë natës.

Lini një koment