Si të bëjmë marmalatë molle në shtëpi

Ingredientët

  • 2 kg mollë
  • Lëkurën e gjysmës së një limoni
  • 3 lugë gjelle me lëng limoni
  • 500 – 600 gr sheqer

Udhëzimet

1

Si fillim lani me ujë të bollshëm mollët dhe t’i qëroni nga lëkura dhe bërthamat, e më pas pritini në disa copa.

2

Në një tenxhere hidhni lëkurën e limonit të qëruar shtoni dhe mollët e prera dhe mbulojini me ujë.

3

Vendoseni tenxheren në zjarr dhe lëreni masën që të zjejnë.

4

Pasi të kenë marrë valë, ulni nxehtësinë dhe vendosini kapakun tenxheres.

5

Lërini mollët që të ziejnë dhe për 30 – 40 minuta të tjera.

6

Kështu kur t’i kulloni ato do të jenë të buta sa do të shtypen dhe me pirun.

7

Pasi të ketë kaluar koha e nevojitur, kulloni mollët dhe mund t’i shtypni në kullore me një lugë, ose t’i vendosni në grirësin elektrik (mikser).

8

Mollët do të krijojnë një formë pureje, të cilën do ta kaloni përsëri në tenxhere.

9

Mateni purenë e mollëve, sa gota me pure të keni aq gota me sheqer do të hidhni.

10

Vendoseni përsëri tenxheren në zjarr të ngadaltë derisa sheqeri të shkrijë plotësisht.

11

Pasi kokrrizat e sheqerit të jenë shkrirë shtoni lëngun e limonit.

12

Vazhdoni ta përzjeni derisa masa të fillojë të ndryshojë ngjyrë dhe të mpikset.

13

Masa do të marrë një ngjyrë të thellë kafe, dhe do të jetë e trashë.

14

Pastaj ngrohni furrën e sobës në 70 gradë celsius.

15

Në një tavë jo shumë të madhe vendosni një letër pjekjeje lyejeni me pak gjalpë dhe hidhni masën me mollë.

16

Me ndihmën e një luge drejtojeni në mënyrë që trashësia të jetë e njëjtë në të gjithë sipërfaqen.

17

Vendoseni tavën në furrën e parangrohur përreth një orë, në mënyrë që të thahet plotësisht.

18

Ky proces do t’i japë marmalatës dhe formën e saj karakteristike.

19

Më pas hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet.

20

Për ta ruajtur mjafton vetëm ta largoni nga tava dhe ta mbështillni me qese kuzhine ose ta vendosni në një enë qelqi me kapak në frigorifer.

Lini një koment