Rregulli kryesor për ta mbajtur mikrovalën të rregullt është ta pastroni atë nga pak çdo ditë. E mira është se ju mund ta bëni xixë këtë paisje dhe të shpëtoni nga aromat e rënda përmes disa produkteve që ndodhen në kuzhinën tuaj.
Soda e pjekjes, sapuni larës dhe uthulla e mollës bëjnë vërtet mrekullira.
Si ta pastroni mikrovalën nga brenda? Ndiqni këto hapa për një procedurë sa më të lehtë:
- Kombinoni 1 gotë ujë të ngrohtë
- Lëngun e 1 limoni
- Lëngun e 1 portokalli
- 3 lugë gjelle uthull molle të bardhë
Udhëzime:
- Enën e fusni në mikrovalë dhe e lini përreth 1 minutë të ndezur në nxehtësinë maksimale.
- Pasi mikrovala të fiket, nxirreni lëngun jashtë.
- E lini të ftohet 5 minuta dhe më pas me të dhe me ndihmën e një sfungjeri, pastroni nga brenda mikrovalën.

Do të shikoni se yndyrnat më kokëforta do të largohen shpejt dhe mikrovala juaj do të mbajë një erë të mirë!/neps.al
Lini një koment