Si sfungjer, ky tost francez do të bëhet i preferuari juaj!

Ingredientët

  • 1/4 filxhan miell
  • 1 gotë qumësht
  • Kripë
  • 3 vezë
  • 1/2 lugë çaji kanellë
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 1 lugë sheqer të bardhë
  • 12 feta bukë tosti

Udhëzimet

1

Hidheni miellin në një tas të madh.

2

Shtoni ngadalë qumështin duke e përzier vazhdimisht.

3

Më pas shtoni kripë, vezë, kanellë, ekstraktin e vaniljes dhe sheqerin dhe përzijini mirë deri sa masa të jetë e njëtrajtshme.

4

Vendosni një tigan të lyer me vaj mbi nxehtësinë mesatare.

5

Fetat e bukës zhytini në përzierjen e masës së krijuar deri sa të ngopen.

6

Lërini të piqen fetat e bukës nga secila anë deri sa të marrin ngjyrë kafe të artë.

7

Tostin shërbejeni të nxehtë (mund ta shërbeni dhe me fruta apo perime sipas dëshirës).

Lini një koment