Si gatuhen qiqrat? Një guidë e shpejtë me 6 hapa

Qiqrat janë shumë të pasura në proteina dhe fibra. Ato i bëjnë më të shijshme sallatat tuaja, pastat apo tacos.

Por si gatuhen qiqrat?

Neps.al jua tregon përmes disa hapave të thjeshtë, më poshtë:

Si fillim mbushni një enë me ujë dhe fusni qiqrat brenda. I lini të qendrojnë aty për 12 orë. Nëse kuzhina juaj është shumë e ngrohtë atëherë mund t’i ruani në frigorifer për të shmangur fermentimin. 

Pas 12 orësh, do të shikoni se qiqrat e kanë rritur madhësinë e tyre 

Kullojini, hidheni lëngun aktual dhe shpëlajini me ujë të ftohtë. I vendosni në një tenxhere me ujë të ftohtë, me volum 2 herë më shumë sesa sasia e qiqrave. I shtoni 1 lugë gjelle kripë dhe i lini të ziejnë në zjarr në nxehtësi mesatare për 1 orë. 

Pasi të ketë kaluar një orë, merrni një kokërr dhe provoni ta shtypni me pirun. Nëse shtypet atëherë kjo tregon se qiqrat janë gati. Nëse jo, i lini sërish në zjarr duke i kontrolluar çdo 10 minuta. Disa lloje të caktuara qiqrash mund të duan deri në 2 orë kohë zierjeje. 

Pasi qiqrat të jenë bërë, i kulloni në ujë të ftohtë. Pasi të jenë tharë disi, mund t’i përdorni në recetat tuaja. 

Mos harroni se qiqrat bëjnë pjesë në grupin e superushqimeve dhe janë shumë të rekomanduara për një shëndet të mirë!

Lini një koment