Shoqërojeni çajin e pasdites me një kek me mollë e rrush të thatë

Shoqërojeni çajin e pasdites me një kek me mollë e rrush të thatë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 45 minuta

Ingredientët

  • 50 gram rrush të thatë
  • 50 gram lajthi
  • 2 vezë
  • 1 mollë
  • 2 lugë kafeje kanellë
  • 200 gram miell për ëmbëlsira
  • 100 gram sheqer
  • 1 gotë qumësht
  • 1/2 bustinë pluhur pjekës
  • 1 bishtajë vaniljeje
  • Lëkura e 1 portokalli (grirë imët në rende)
  • Sheqer pluhur

Udhëzimet

1

Vendosim rrushin e thatë në një enë të vogël me ujë të ftohtë, që të zbutet.

2

Në një tas të madh, rrahim me mikser të verdhat e vezëve së bashku me sheqerin, vaniljen, kanellën dhe lëkurën e portokallit.

3

Shtojmë qumështin, miellin, pluhurin pjekës, gjalpin dhe vazhdojmë përzierjen në mikser, derisa të formoni një masë kompakte.

4

Rrahim veç të bardhat e vezëve dhe i përziejmë me kujdes me një lugë në brumin që përgatitëm më parë.

5

Në fund shtojmë edhe rrushin e thatë, lajthitë dhe mollën e prerë në kubik.

6

E përziejmë mirë masën dhe e vendosim në një tavë keku që duhet ta lyeni fillimisht me gjalpë dhe miell.

7

E fusni në furrën e parangrohur për 45 minuta në temperaturë 170 gradë.

8

Sapo të jetë gati e spërkasni me sheqer pluhur dhe e lini pak të ftohet para se ta shijoni!

Lini një koment