Sallatë verore me dardha

Sallatë verore me dardha

Persona: 3
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 4-5 fleta sallatë jeshile
  • 2 dardha
  • 1 qepë të kuqe
  • 50 gram arra
  • 50 gram boronica
  • Uthull balsamike
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Lani mirë sallatën jeshile dhe e prisni në copa të mëdha.

2

E vendosni në një pjatë të thellë.

3

Shtoni sipër qepën e prerë në rrathë, boronicat, arrat dhe dardhat e prera feta-feta (me gjithë lëkurë).

4

Në një enë të vogël trazoni 2 lugë gjelle uthull balsamike, 4 lugë gjelle vaj ulliri, pak kripë dhe piper.

5

Në fund ia shtoni salcën sipës sallatës. Pjata është gati për t’u shijuar!

Lini një koment