Sallatë me mish pule e perime. Pjata ideale për ty që je në dietë!

Sallatë me mish pule e perime. Pjata ideale për ty që je në dietë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Kjo pjatë kombinon perimet shumëngjyrëshe, por edhe mishin e pulës që pothuajse nuk ka fare yndyrë. Ideale për drekat dhe darkat tuaja dietike!

Ingredientët

  • 400 gram fileto pule
  • 2 tufa rukola
  • pak sallatë jeshile
  • 2 speca
  • 5-6 rrepa të kuqe
  • 6-8 pomodorini
  • 1 karotë
  • 1 kastravec
  • lëkurë limoni
  • Për dresing: lëngu i një limoni, 3 lugë gjelle vaj ulliri, kripë, piper i zi
  • disa gjethe borzilok

Udhëzimet

1

Lajmë, thajmë barishtet rukolën e sallatën dhe i copëtojmë me dorë.

2

Presim fileton e pulës në feta të holla me trashësi 0,5 cm. e marinojmë atë me kripë e piper të zi dhe pasi kemi ngrohur vajin e skuqim atë nga të dyja anët deri sa të zverdhet pak.

3

Pasi të skuqen, i largojmë në një pjatë dhe i lëmë të ftohen. Limonin e lajmë mirë dhe e thajmë, e grijmë hollë lëkurën e limonit dhe e lëmë mënjanë.

4

Shtrydhim gjysmën e limonit në një tas dhe e bashkojmë me vajin, kripën, gjethe borziloku të grirë shumë hollë.

5

I trazojmë mirë dhe e lëmë mënjanë. Vendosim barishtet e pastruara në një pjatancë. Karotën dhe kastravecin i presim me qëruesen e patateve, specat të prerë shumë hollë në gjysmë rrathë, domatet qershi në gjysma dhe rrepat e kuqe të prera në feta ose gjysmë-feta.

6

Shtojmë lëkurën e limonit. Presim fileton e pulës në shirita me gjatësi 5 cm. Në fund përziejmë dresingun dhe marinojmë sallatën. Ju bëftë mirë!

Shënime

Burimi: shqiptarja.com

Lini një koment