Sallatë me karota të marinuara

Sallatë me karota të marinuara

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 1 kg karota
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • kripë, piper
  • vaj ulliri
  • lëngu i një limoni
  • 1 tufë majdanoz
  • 100 gram arra
  • 1 lugë gjelle mjaltë (opsionale)

Udhëzimet

1

Karotat i lani dhe i qëroni mirë. I ndani përgjysmë me ndihmën e një thike.

2

I skuqni për 2-3 minuta në një tigan ku keni skuqur më parë gjalpin.

3

Në një enë trazoni vajin e ullirit, lëngun e limonit, majdanozin e grirë imët , kripën dhe piperin.

4

Tani ia shtoni salcën sipër karotave. Në fund i shtoni arrat e grira imët dhe nëse dëshironi mund t'i shtoni një lugë gjelle mjaltë. Ju bëftë mirë sallata!

Lini një koment