Salçiçe të mbushura më kaçkavall dhe mustardë, shije që do ta mbani mend

Ingredientët

  • 8 salçiçe
  • 8 feta pancetë
  • 100 gr djathë kaçkavall
  • Mustardë

Udhëzimet

1

Bëni një prerje përgjatë salçiçeve dhe mundohuni të hapni me kujdes anët, por pa i ndarë salçiçet në dy pjesë.

2

Prisni djathin në feta rreth 2 cm dhe vendosini në prerjen që bëtë.

3

Shpërndani mustardë në brendësi të salçiçeve dhe mbështilleni pancetën në çdo salçiçe.

4

Futini salçiçet në furrë të nxehtë me 200’C për 7-8 minuta.

5

Shërbejini të ngrohta me sallatë mikse dhe patate të skuqura.

Lini një koment