Rizoto me kërpudha. Një recetë për të cilën gjithmonë kemi neps

Rizoto me kërpudha. Një recetë për të cilën gjithmonë kemi neps

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Rizotoja me kërpudha është një pjatë e shpejtë për t’u realizuar në çdo lloj rasti. Mund të përgatitet si me kërpudha të freskëta, ashtu edhe me kërpudha të thata kur nuk është stinë kërpudhash.

Ingredientët

  • 300 gr kërpudha të freskëta
  • 1 l brodo perimesh
  • 1 thelpi hudhër
  • 300 gr oriz
  • 20 gr gjalpë
  • 1 gotë verë e bardhë
  • 1 tufëz majdanoz

Udhëzimet

1

Lani kërpudhat e freskëta me një copë pambuku të lagur.

2

Nëse do të përdorni kërpudha të thata, lërini në ujë në temperaturën e ambientit për 3 orë.

3

Pritini kërpudhat e freskëta në feta të holla (të thatat janë të prera vetë).

4

Merrni një tigan, shtoni në të vaj ulliri e.v, skuqni hudhrën dhe shtoni kërpudhat.

5

Kaurdisini kërpudhat për gati pesë minuta dhe më pas shtoni verën e bardhë.

6

Kur të avullojë vera, shtoni orizin dhe brodon.

7

Lëreni orizin të gatuhet derisa bordoja të jetë përthithur.

8

Fikni sobën dhe përziejeni me gjalpin dhe majdanozin e grirë imët.

Lini një koment