Rizoto me bizele dhe limon, vegjetarianët do ta adhurojnë

Ingredientët

  • Djathë parmixhano me lëkure
  • Bizele
  • 4 lugë gjalpë pa kripë
  • 1 qepë e njomë
  • Kripë dhe piper
  • 1 filxhan oriz
  • 1/2 filxhan verë e bardhë e thatë
  • 1 limon
  • 1 lugë vaj ulliri

Udhëzimet

1

Grini parmixhanon në tas të vogël dhe lëreni mënjanë (transferoni lëvoren në tenxhere të vogël).

2

Shtoni copëza bizele (ose 1 gotë bizele të ngrira) dhe 5 gota ujë dhe vendoseni të ziejë 10 minuta.

3

Pasi bizelet janë zier kalojini në blendër dhe bëjini pure.

4

Shkrini2 lugë gjalpë në tigan, shtoni kripë dhe gatuajeni deri sa të shkrihet rreth 2 minuta.

5

Shtoni orizin dhe gatuajeni duke e trazuar vazhdimisht rreth 5 minuta.

6

Shtoni verën dhe ziejini derisa të avullojë 2 - 3 minuta.

7

Shtoni lëngun e bizeleve duke e trazuar shpesh derisa të përvetësohet .

8

Më tej shtoni purenë e bizeles dhe ziejeni derisa orizi të jetë gati i butë, rreth 5 minuta.

9

Hiqeni rizoton nga nxehtësia.

10

Shtrydhni lëngun e limonit tek rizoto dhe me pas shtoni majdanoz të grirë dhe 2 lugë gjalpë të mbetur.

Lini një koment