Sugjerojmë:

Rigatoni al dente shoqëruar me fileto pule, hudhra dhe rozmarinë

Rigatoni al dente shoqëruar me fileto pule, hudhra dhe rozmarinë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 350 gram rigatoni
  • 4 filxhanë me krem djathi
  • 2 lugë gjelle rozmarinë e copëtuar imët
  • 1 thelpi hudhër e grimcuar
  • 2 gjokse pule të ziera paraprakisht dhe të thërrmuara
  • 1 copë të madhe djathë të bardhë dhie
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë e kripë zieni si zakonisht rigatonit.

2

I hiqni pak përpara udhëzimeve në paketim në mënyrë që të jenë al dente.

3

Ndërkohë në një tigan në nxehtësi mesatare përzieni kremin e djathit, rozmarinën dhe hudhrën.

4

I përzieni për disa minuta dhe më pas shtoni djathin e bardhë dhe mishin e pulës.

5

I përzieni vazhdimisht derisa gjithçka të jetë homogjenizuar.

6

Në fund i shtoni rigatonit dhe i përzieni mirë.

7

I spërkasni me pak kripë dhe piper.

8

Servirini të ngrohta nëpër pjata dhe shijojini!

Lini një koment