Receta tradicionale e qofteve të shtëpisë

Qofte shtëpie

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 250 gram mish të grirë
  • 2 feta buke (të lagura me ujë)
  • 2 vezë
  • 4-5 thelpi hudhër
  • 1 lugë çaji rigon
  • kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tas shtoni mishin e grirë, bukën dhe vezët. Punojeni masën me duar.

2

Pas kësaj shtoni kripën, piperin, rigonin dhe hudhrën.

3

E punoni edhe njëherë masën dhe pas kësaj formoni disa toptha të vegjël.

4

I skuqni në vaj të nxehtë nga të dyja anët. I lini të ftohen për disa minuta dhe pas kësaj mund t’i shijoni qoftet. Nuk ishte edhe aq e vështirë përgatitja e tyre apo jo?

Lini një koment