Reçel ananasi, shija e re në kuzhinën tuaj!

Reçel ananasi, shija e re në kuzhinën tuaj!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Kur shikoni në treg ananas të lirë e butë, mos nguroni t'i blini se me to del një reçel fantastik!

Ingredientët

  • 700 gram tul ananasi i prerë në kubik
  • 200 gram sheqer
  • 150 ml ujë
  • 1 shkop kanellë

Udhëzimet

1

Qëroni dhe pastroni mirë ananasin.

2

E prisni në copa të vogla.

3

Ndërkohë në një tenxhere në zjarr mesatar shtoni sheqerin dhe filloni ta përzieni.

4

Pasi sheqeri të jetë karamelizuar shtoni ananasin dhe filloni t’i përzieni vazhdimisht.

5

Shtoni shkopin e kanellës, ujin dhe i lini edhe për 20 minuta të tjera në zjarr.

6

Kalojeni reçelin nëpër kavanoza të vegjël dhe mund ta ruani në frigorifer deri në 1 javë.

Lini një koment