Puding pa pjekje me farat chia

Puding pa pjekje me farat chia

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Si thoni për një ëmbëlsirë të shpejtë pa pjekje dhe të shëndetshme, pasi ka në brendësi farat chia? Kështu mendoj edhe unë....

Ingredientët

  • 240 ml qumësht
  • 1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
  • 2 lugë gjelle kakao pluhur
  • ½ filxhan me fara chia
  • 2 lugë gjelle gjapë
  • 2 lugë gjelle miell
  • Kripë deti për shije
  • 75 gram copëza arrë kokosi
  • 100 gram mjedra të freskëta

Udhëzimet

1

Në një enë bashkoni miellin, vanilljen, qumështin, kakaon pluhur dhe i përzieni mirë derisa të kombinohen. Shtoni edhe farat chia.

2

Mbulojeni enën me një qese kuzhine dhe e lini në frigorifer për të paktën 3 orë.

3

Ndajeni pudingun nëpër tasa të vegjël.

4

I shtoni sipër pak kripë deti dhe pak gjalpë kikiriku, arrën e kokosit dhe mjedrat. Ju bëftë mirë!

Lini një koment