Puding me fara chia, më i shëndetshmi që keni ngrënë ndonjëherë!

Puding me fara chia, më i shëndetshmi që keni ngrënë ndonjëherë!

Persona: 1
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ingredientët

  • ½ gotë qumësht
  • 2 lugë gjelle fara chia
  • 1 lugë gjelle kakao pluhur
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Udhëzimet

1

Në një enë të vogël kombinoni qumështin, farat chia dhe kakaon. I lini të qendrojë gjatë gjithë natës.

2

Kështu farat chia do të zbuten, do të dyfishojnë madhësinë dhe masa do të trashet.

3

Të nesërmen i shtoni një lugë gjelle mjaltë, e përzieni mirë dhe e shërbeni në një gotë.

4

Sipër i shtoni fruta të stinës në prerë në kubik të vegjël. Pudingu me fara chia është gati!

Lini një koment