Provoni t’i skuqni mollët sipas kësaj mënyre të thjeshtë dhe s’do t’ju ndaheni

Ingredientët

  • 2 mollë
  • Miell
  • 200 ml qumësht
  • 1 vezë
  • 2 lugë gjelle sheqer
  • 1 lugë e vogël pluhur fryrës
  • Kripë
  • Sheqer pluhur
  • Lëng limoni
  • Kanellë

Udhëzimet

1

Në një enë hidhni vezën dhe e rrihni pak.

2

Më pas shtoni sheqerin dhe qumështin dhe i trazoni sa sheqeri të tretet.

3

Shtoni me avash miellin duke e trazuar vazhdimisht që të mos formohen kokrriza.

4

Shtoni lëngun e limonit, fryrësin e ëmbëlsirave dhe pak kripë.

5

Trazojeni mirë dhe lërëni brumin të pushojë për 30 minuta.

6

Gjatë kësaj kohë merrni mollët,lajini dhe ndajini në feta rrumbullake të holla.

7

Fetat e mollëve futini në brumin e përgatitur dhe lyejini nga të dyja anët.

8

Mollët hidhini në tiganin me vaj të nxehtë dhe skuqini si petullat.

9

Kur ti hiqni nga zjarri hidhini në një enë me letër kuzhine që letra të thithë vajin e tepërt.

10

Petullat e mollës mund t’i shërbeni me pak sheqer pluhur sipër ose kanellë.

Lini një koment