Po sikur t’i ziejmë karotat e t’i shoqërojmë me pak limon, mjaltë e majdanoz?

Po sikur t'i ziejmë karotat e t'i shoqërojmë me pak limon, mjaltë e majdanoz?

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Recetë e veçantë e përgatitjes së karotave. Nëse nuk e ke bërë më parë, shijoji tani me recetën e Nepsit....

Ingredientët

  • 4 karota ose më shumë, varësisht numrit të personave
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle mjaltë
  • 2 lugë gjelle lëng limoni
  • kripë, piper
  • 1 tufë majdanoz i grirë imët

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë e kripë shtoni karotat e qëruara dhe i lini të ziejnë për 10 minuta.

2

Kullojini karrotat dhe i kaloni në tiganin me gjalpë, mjaltë dhe lëng limoni.

3

Gatuajini deri sa karrotat të vishen, rreth 5 minuta.

4

Marinojini në fund me kripë, piper dhe dekorojini me majdanoz. Ju bëftë mirë!

Lini një koment