Petulla të shijshme të përgatitura pa shumë rrëmujë!

Petulla të shijshme të përgatitura pa shumë rrëmujë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 300 ml ujë të vakët
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • 1 lugë kafe me kripë
  • 40 gram maja
  • 400 gram miell
  • 1 lugë gjelle uthull

Udhëzimet

1

Në ujë të vakët shtoni majanë, sheqerin dhe i trazoni mirë. Pastaj shtoni miellin, kripën, uthullën dhe i trazoni mirë.

2

Masa rekomandohet të punohet me një mikser. Pasi e keni punuar mirë brumin, e lini të qendrojë për 20 minuta, derisa të dyfishohet vëllimi.

3

Në një tigan të thellë, me vaj të nxehur mirë, merrni një lugë gjellë nga masa e petullave dhe vendoseni për tu skuqur. E lini të skuqet mirë nga të dyja anët. Kështu veproni me të gjithë brumin e petullave.

4

Zjarri duhet të jetë mesatar dhe duhet të ketë mjaftueshëm vaj, në mënyrë që petullat të vetërrotullohen. Uthulla përdoret që petullat të mos marrin shumë vaj.

5

Kështu veproni me të gjithë brumin e petullave.

6

Rekomandohet që sa herë të merrni masën me lugën e gjellës, ta lagni me ujë më parë. Kjo do të shmangë ngjitjen.

7

Pasi petullat të jenë skuqur, konsumojini të ngrohta duke i shoqëruar me sheqer, djathë ose reçel.

Lini një koment