Petulla me banane. Të shkrihen në gojë!

Petulla me banane. Të shkrihen në gojë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Petulla me frutin tuaj të preferuar. E ku ka më mirë?

Ingredientët

  • 2-3 banane
  • 2 lugë gjelle sheqer
  • 1 vezë
  • 3 lugë gjelle arrë kokosi
  • Vanilje
  • 1/2 gote ujë
  • 1 gotë miell
  • Sodë buke
  • Vaj për skuqje

Udhëzimet

1

Bananet i shtypim me pirun duke i kthyer në pure, shtojmë sheqerin dhe i përziejmë së bashku me vezën.

2

Vazhdojmë përzierjen duke shtuar arrën e kokosit, vanilje, gjysmë gotë ujë, i përziejmë duke shtuar pak nga pak miellin dhe pak sodë buke, sa të na kapin 2 gishtat e dorës.

3

I përziejmë derisa të na formohet një brum mesatar, as i hollë, as i trashë, pra si brumë petullash të derdhet nga luga.

4

Lëmë brumin të pushojë rreth 20 minuta. Ngrohim vajin dhe lugë lugë i skuqim petullat derisa të zverdhen.

5

I kthejmë nga ana tjetër dhe pasi të skuqen nga të dyja anët, i shërbejmë me mjaltë ose sheqer pluhur.

Shënime

Receta marrë nga shqiptarja.com

Lini një koment