Përse mielli dhe kafeja në dysheme nuk duhen pastruar me fshesë korenti

Të pastruarit e gjërave me fshesë korenti ndonjëherë tingëllon të jetë si zgjidhja më e mirë e më efikase. Në fakt nuk është krejtësisht kështu. Ndonjëherë mirë e bukur, fshesa e korentit mund të pushojë së funksionuari. Dhe kjo  sigurisht sepse ka përthithur gjëra që nuk duhej.

Sot do të ndalemi konkretisht tek 3 lloje ushqimesh, që mund të gjenden në dyshemenë e kuzhinës suaj.

Të tilla si kafeja dhe kakao

Nëse përdorni fshesën e korentit për të pastruar vendin nga këto produkte, atëherë rrezikoni të nxisni rritjen e mykut në koshin e fshesës. Grimcat e vogla të kafesë apo kakaos ngjiten me shpejtësi në pjesët e brendshme të vakumit dhe pastrimi i tyre bëhet gati i pamundur. Ato mund të bllokojnë gjithashtu edhe filtrat, futen brenda motorrit dhe madje e çaktivizojnë atë.

Mielli

Kur pastroni miellin e rënë përtokë me fshesë korenti, kini kujdes me sasinë. Një sasi e vogël nuk e dëmton pajisjen. Ama një sasi e madhe do të bllokojë tërësisht filtrat e paisjes dhe do ta nxjerrë jashtë funksionit për një kohë të gjatë./neps.al 

Lini një koment