Përmirësoni cilësinë e jetës suaj dhe lehtësohuni nga dhimbjet e artritit me këtë veprim të thjeshtë
Grupi i shkaqeve që shkaktojnë inflamacion, ënjtje dhe dhimbje të nyjeve quhet artrit.
Ekzistojnë diku tek 100 lloje të ndryshme, por më e zakonshmja është osteoartriti.
Në këtë rast, shtresa e kërcit që drejton kockat degjeneron, duke shkaktuar ënjtje, ngurtësi dhe dhimbje. Pa përjashtuar trajtimet mjekësore, ilaçet shtëpiake shoqëruar me ndryshimin e mënyrës së jetesës mund të ndihmojnë në uljen e simptomave dhe përparimin e sëmundjes.
Fillojeni duke ndryshuar dietën tuaj
Dieta perëndimore që është e pasur me yndyrna, sheqer dhe miell të rafinuar shkakton përshkueshmëri të zorrëve. Kjo do të thotë se mukoza e zorrëve lejon që bakteret e dëmshme të kalojnë në gjak. Trupi gjeneron një përgjigje imune për tu mbrojtur duke sulmuar padashje indet e veta. Kjo është një nga shkaqet kryesore të artritit.
Për të lehtësuar dhimbjet e nyjeve, këshillohet që të ndryshoni plotësisht mënyrën e të ngrënit. Dëmtimi i zorrëve përmbyset kur dieta juaj ushqimore është e pasur me perime, fruta, bishtajore dhe drithëra.
Shmangni sa më shumë të jetë e mundur, bulmetin, mishin e përpunuar dhe ushqimet me gluten. Një dietë e shëndetshme dhe natyrale siguron enzima që veprojnë kundër inflamacionit dhe zvogëlojnë dhimbjet e nyjeve tuaja!
Mos harroni se edhe mbajtja e një peshe të përshtatshme lehtëson presionin në nyje, ngurtësinë dhe dhimbjet nga artriti./neps.al
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Luleshtrydhet prishen shpejt, por me këtë truk të thjeshtë mund t’i mbani të freskëta për disa ditë më shumë: 1️⃣ Shpëlajini me uthull të holluar – Përzieni 1 filxhan uthull molle ose të bardhë me 3 filxhanë ujë dhe...
Nëse nuk keni një ndarës vezësh, ky truk i thjeshtë do t’ju ndihmojë: 1️⃣ Metoda e shishes plastike – Thyejeni vezën në një tas. Merrni një shishe plastike bosh, shtrydheni pak dhe vendoseni grykën mbi të verdhën. Lëshoni shtrëngimin...
Lini një koment