Përfitimet e pabesueshme që ju jep uji me miks frutash!
Të konsumosh ujë që përmban brenda një miks frutash dhe perimesh është padyshim një alternativë shumë e mirë në verë. Është natyralisht i ëmbël, e lehtë për t’u bërë dhe me veti detoksikuese.
Madje ky ujë përmban edhe përbërës me veti anti-inflamatore si për shembull manaferrat, shalqiri, limoni apo xhinxheri. Duhet ta provoni jo vetëm nga shija dhe vlerat ushqyese, por në fund të fundit është i bukur edhe për t’u parë.
E gjithë ajo që duhet të bëni është t’i prisni frutat dhe perimet në copa të vogla, t’i vendosni në kanë me ujë dhe t’i lini gjatë gjithë natës në frigorifer, derisa shija e të gjithë përbërësve të bëhet njësh.
Këshillë: Sa më shumë fruta të shtoni aq më shumë shije do të ketë uji. Mos e teproni me sasinë e xhinxherit.
Sigurisht nuk ke pse pret një event special për të përgatitur një ujë të tillë. Bëje atë duke nisur që tani dhe shijoje të nesërmen.
Uji – Qelizat tona janë të përbëra kryesisht nga uji, por shumica prej nesh nuk pijnë aq sa duhet. Pra, duke pirë më shumë ujë kur është nxehtë, ndihmon të zëvendësohet ajo që kemi humbur dhe parandalon dehidratimin. Uji i pijshëm përmirëson performancën mendore dhe fizike. Studimet tregojnë se ndihmon edhe me humbjen e peshës.
Luleshtrydhe – Kanë shumë antioksidantë që ndihmojnë në parandalimin e stresit oksidativ dhe inflamacionit. Ato gjithashtu kanë shumë fibra, janë të mira për shëndetin e trurit.
Shalqiri – Është shumë hidratues pasi ka 92% ujë, ka antioksidantë, është anti-inflamator dhe është i mirë për shëndetin e zemrës.
Limoni – Limonët kanë antioksidantë, të tilla si vitamina C, janë të mira për mëlçinë dhe veshkat.
Kastraveci – Kjo perime ka veti anti-inflamatore dhe antioksidantë. Ul nivelin e sheqerit në gjak, ju hidraton dhe ndihmon me humbjen në peshë.
Xhenxhefili – Kjo rrënjë ka veti anti-inflamatore, është i mirë për stomakun dhe tretjen./neps.al
Filetot e peshkut i marinojmë me vaj ulliri, hudhër, lëng limoni, trumzë dhe rigon për 20 minuta. Në një tavë për pjekje, vendosim domatet e prera në feta dhe i spërkasim me kripë e vaj ulliri. Shtojmë peshkun sipër...
Ziejmë tagliatelle-t në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtojmë hudhrën dhe kërpudhat, duke i skuqur derisa kërpudhat të zbuten dhe të marrin një ngjyrë...
Në një tigan të thellë, skuqim qepën në vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet. Shtojmë orizin dhe e përziejmë për disa minuta. Hedhim lëngun e perimeve gradualisht, duke shtuar nga një garuzhde dhe duke përzier vazhdimisht derisa orizi...
Lini një koment