Patëllxhanë të mbushur me oriz dhe djathë

Ingredientët

  • 3 patëllxhanë (të mëdhenj)
  • 100 gr salcë domatesh
  • 200 gr oriz
  • 2 gota ujë
  • Kopër
  • Majdanoz
  • 200 gr djathë i bardhë
  • 1 domate
  • Vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Si fillim prisni përgjysmë patëllxhanët dhe u hiqni tulin.

2

I vendosni në tavë pasi i keni lyer më parë me vaj ulliri, i rregulloni me kripë dhe i fusni në furrë.

3

Ndërkohë prisni tulin e patëllxhanëve në kubikë dhe i skuqni në tigan bashkë me qepën.

4

Shtoni salcën e domateve, kripë dhe piper. I trazoni mirë.

5

Tani shtoni orizin dhe ujin.

6

I lini për disa minuta dhe më pas i shtoni koprën dhe majdanozin.

7

Mbushni patëllxhanët me masën që përgatitët dhe sipër i shtoni djathin e grirë dhe nga një fetë domate.

8

Vendosini në furrë për 30-40 minuta në temperaturë 180 gradë C.

Lini një koment