Patatina me patëllxhanë, me specialet që keni provuar ndonjëherë

Ingredientët

  • 1 patëllxhan mesatar
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër
  • Parmixhano
  • Hudhër pluhur
  • Rigon i thatë
  • Kripë
  • Salcë domatesh

Udhëzimet

1

Si fillim, prisni patëllxhanin në feta të holla. Më pas, patëllxhanëve duhet t’u dalë lëngu në mënyrë që të jenë krokantë. Për këtë, vendosini në një tepsi ku keni shtruar letër furre, hidhuni kripë dhe lërini për 10 minuta.

2

Më pas, thajeni sipërfaqen e tyre me një letër thithëse kuzhine, pastaj kthejini nga ana tjetër dhe bëni të njëjtën gjë. Më tej, transferojini patëllxhanët në një tas, shtojuni 2 lugë vaj, 1 lugë kafeje hudhër pluhur, një lugë kafeje rigon dhe një filxhan parmixhan të grirë.

3

Përziejini mirë në mënyrë që të gjitha fetat të bashkohen me miksin e parmixhanit dhe erëzave, më pas vendosini në një tepsi ku keni shtruar letër furre.

4

Piqini në 180 gradë për 15-20 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të jenë krokante. Shërbejini me salcë domatesh...dhe përgatituni të shihni miqtë tuaj kur të ngelen pa fjalë!

Lini një koment