Sugjerojmë:

Patate të ëmbla në furrë me melekuqe dhe mustardë

Koha e përgatitjes: 20 min Koha e gatimit: 60 min

Ingredientët

  • 6 patate të ëmbla
  • Uthull molle
  • 1/2 kuti melekuqe
  • 3 lugë çaji gjalpë
  • 2 lugë mustardë
  • Kripë
  • 1/2 lugë çaji kanellë
  • Limon i tharë me sheqer ose arra të thara me sheqer

Udhëzimet

1

Ngrohni furrën në 180 gradë .

2

Qeroni patatet dhe pritini në feta.

3

Futini patatet në tavë dhe vendosini në furrë të piqen në nxehtësi të ulët.

4

Përzieni së bashku të gjithë përbërësit në një enë dhe hidhini mbi patate.

5

Mbulojeni tavën me fletë metalike prej alumini.

6

Piqni në 180 gradë për 45 minuta.

7

Pastaj nxirrini nga furra dhe shërbejini me limonin e tharë em sheqer ose arrat dhe me disa kokrra melekuqe.

Lini një koment