Tavë Me Qumësht
Përgatitja 1️⃣ Skuqja e mishit • Në një tigan, skuqni copat e mishit me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini në tavë. 2️⃣ Përgatitja e salcës me qumësht • Në një tas, rrihni vezët me miellin...
Marrim një enë mesatare dhe miksojmë mirë vezët, kosin, vajin, gjalpin, kripën dhe sheqerin (është shumë e rëndësishme që vezët, kosi dhe gjalpi të jenë me temperaturë ambienti)
Në një tas tjetër mënjanë përziejmë miellin me pluhurin pjekës dhe ketë përzierje fillojmë e shtojmë pak nga pak tek përbërësit e lëngshëm duke e punuar vazhdimisht derisa të arrijmë një masë brumi të butë që nuk ngjit më në anët e enës.
Me brumin formojmë disa topa duke i dhënë madhësinë e dëshiruar.
Pasi i kemi ndarë marrim masën e parë të brumit dhe me ndihmën e gishtërinjve përpiqemi ta hapim në sipërfaqen e dorës duke formuar një petë brumi të trashë në mesin e së cilës vendosim pak djathë të bardhë (të cilin e kemi thërrmuar më parë me dorë dhe përzier me majdanoz të grirë) i mbledhim me kujdes cepat e petës duke i bashkuar me njëra tjtrën dhe e punojmë pak në mes të duarve për ti dhënë formën e dëshiruar.
Paninet e brumit i vendosim në një tepsi tek e cila kemi shtruar më parë një letër kuzhine.
Në një enë të vogël përziejmë të kuqin e vezës me 1 lugë gjelle uji dhe me ndihmën e një furçe kuzhine lyejmë sipërfaqen e panineve me masën e përftuar duke i dekoruar sipas dëshirës.
Pas kësaj i pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 30 – 35 minuta dhe pasi i nxjerrim nga furra i lemë të ftohen pak pa i prekur. Kur të jenë ftohur pak i heqim nga tepsia dhe i vendosim në një tel kuzhine për tu ftohur plotësisht.
Përgatitja 1️⃣ Skuqja e mishit • Në një tigan, skuqni copat e mishit me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini në tavë. 2️⃣ Përgatitja e salcës me qumësht • Në një tas, rrihni vezët me miellin...
1️⃣ Në një tenxhere, ngrohni vajin dhe skuqni qepën dhe hudhrën për 2-3 minuta. 2️⃣ Shtoni karrotat, patatet dhe salcën e domates. Përziejini dhe lërini të marrin aromë. 3️⃣ Shtoni thjerrëzat, kripën, piperin dhe qimnonin. Hidhni ujin ose lëngun...
1️⃣ Përgatitja e brumit Në një tas, përzieni vezët me Nutellën derisa të krijohet një masë homogjene. Shtoni miellin, pluhurin pjekës dhe kripën, duke e përzier ngadalë derisa të lidhen të gjitha përbërësit. 2️⃣ Pjekja Hidheni brumin në një...
© 2025 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment