Obsesioni ‘beauty’ këtë pranverë: Paleta grimi formë ushqimesh
Për ato që pëlqejnë make up-in, paletat e grimit janë të parezistueshme, ashtu si një hamburger i sapopërgatitur apo tacos e shijshme meksikane, kështu që një markë kozmetike i ka bashkuar të dyja duke krijuar paleta grimi në formën e këtyre ushqimeve që duhet thënë se janë të admirueshme. Pra, këtë pranverë argëtohuni duke marrë furçat dhe duke krijuar grimin e syve më të shijshëm që mund të ekzistojnë.
Paleta në formë hamburgeri përmban 16 ngjyra për të krijuar një grim vërtet të veçantë (ketchup, mustardë, sallatë jeshile, domate, avokado, bacon dhe disa lloje djathërash. Pra tonet e së kuqes, së verdhës dhe të gjelbrës do të hyjnë fuqishëm në rutinën tonë të grimit këtë pranverë.
Kurse paleta ‘Viva Tacos’ e cila do të dalë më 5 maj, përmban ngjyra të inspiruara nga përbërësit e kësaj sallate të shijshme: mishi, e verdhë e fortë, guacamole, pastor… kështu që për pranverën 2019 presim ‘eye shadows’ mat dhe me shkëlqim me ngjyra të gjalla për një make up që shkon nga tavolina në fytyrën tonë.
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment