Nuk i lashë pjeshkët të prishen, sepse i bëra reçel për kokë të reçelit

Nuk i lashë pjeshkët të prishen, sepse i bëra reçel për kokë të reçelit

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 12 pjeshkë
  • 1 kg sheqer
  • 1 lugë kafe me kanellë pluhur
  • 1 lugë kafe karafil pluhur
  • Lëngu i një limoni

Udhëzimet

1

Në një tenxhere të madhe shtoni pjeshkët e prera në copa të vogla me gjithë lëkurë. Shtoni sheqerin dhe i mbuloni me ujë. I lini të ziejnë derisa sheqeri të ketë shkrirë i gjithi.

2

Shtoni karafilin, kanellën dhe lëngun e limonit. E lini për disa minuta dhe më pas me ndihmën e një luge druri largoni shkumën që krijohet në sipërfaqe.

3

Hiqeni tenxheren nga zjarri pas gati 30 minutash.

4

Merrni kavanozat e sterilizuara dhe shtoni reçelin. I ktheni përmbys derisa reçeli të ftohet.

Lini një koment