Njoki me fileto pule dhe salcë për një darkë të shijshme dhe të shpejtë!

Ingredientët

  • 1 kavanoz salcë domate
  • 1 thelpi hudhër
  • 2-3 lugë vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper
  • Borzilok të freskët
  • Majdanoz.
  • 2 fileto të holla pule të skuqura

Udhëzimet

1

Si fillim zieni njokit sipas udhëzimeve të paketimit.

2

Në një tigan me vaj ulliri shtoni hudhrën të skuqet pak.

3

Shtoni salcën dhe erëzat dhe lëreni të ziejë për 10-15 minuta.

4

Në fund shtoni dhe filetot të bëhen të njëtrajtshme me salcën dhe hidheni tek njokit e ziera.

5

Ju befshin mirë!

Lini një koment