Një pjatë tipike spanjolle me quinoa dhe domate të mbushur

Ingredientët

  • 1/3 filxhan quinoa
  • Ujë
  • 1/3 filxhan domate (kam përdorur mbushjen e domates)
  • 1/3 filxhan qepë të kuqe
  • 200 g lakër jeshile
  • 1 avokado
  • 2 lugë të fara luledielli
  • Për salcën:
  • Majonezë
  • 3 lugë vaj ulliri
  • 2 lugë mjaltë
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • Kripë
  • Piper i kuq pikant

Udhëzimet

1

Në një tigan të vogël, shtoni ujin dhe kuinoan, mbulojeni dhe gatuajeni mbi zjarr mesatar 15 minuta.

2

Kur të jetë gati, zbulojeni dhe lëreni të ftohet.

3

Në një enë të vogël shtoni të gjithë përbërësit e salcës dhe përzieni mirë.

4

Priteni qepën, domaten dhe lakrën në copa të vogla.

5

Në një enë me ujë të valuar shtoni quinoa, lakrën, domaten dhe qepën.

6

Ziejeni dhe përzieni mirë.

7

Futeni domaten (të cilës i keni hequr tulin) në furrë për 8-10 minuta sat ë zbutet pak pa humbur formën.

8

Priteni avokadon në gjysmë, hiqni farën dhe vendoseni sipër quionoas së zier me perimet.

9

Sipër avocados hidhni dhe farat e lulediellit.

10

Ndërsa domaten mbusheni me përzierjen e salcës së majonezës dhe vendoseni pranë quinoas tek pjata që do e shërbeni.

Lini një koment