Nga osteoporoza tek dhimbjet e dhëmbëve, ja vetitë kuruese të arrës moskat. Kujdes, ndalohet në shtatzëni!
Arra e moskatit është një erëz shumë e përdorur në kuzhinë, por gjithashtu mund të ketë veti të shkëlqyera terapeutike. Kjo erëz është fara e dekortikuar e ‘Myrisitica fragrans’, një pemë indoneziane me gjelbërim të përhershëm që mund të arrijë deri në 20 metër lartësi. Bërthama e saj ka një formë ovoidale dhe është pikërisht ajo e cila pasi thahet, bëhet arra moskat që njohim ne.
Aroma e saj është e fortë dhe pikërisht për këtë arsye, arrin të ndikojë shumë në shijet e ushqimeve. Le të shohim së bashku vetitë e saj terapeutike:
Arra moskat përmban kripëra të ndryshme minerale (hekur, bakër, zink, mangan, selen), vitamina A, B, C dhe acid folik. Është e pasur në flavonoide e betakaroten të cilët kanë veti të mëdha antioksidante.
Miristicina dhe elemicina, elemente bazë të kësaj erëze, ofrojnë një ndihmë të çmuar për stimulimin e sistemit nervor. Kështu që është shumë e dobishme në trajtimin e patologjive si p.sh Alzheimer, sëmundje degjenerative. Gjithashtu ka veti qetësuese në nivel qelizor, redukton stresin, gjendjet e ankthit dhe ndihmon në arritjen e ekuilibrit psikofizik.
Arra moskat përmban eugenol, i shkëlqyer kundra dhimbjes së dhëmbëve. Në fakt, ky përbërës është shpesh i pranishëm tek qetësuesit e dhimbjeve dhe pastat e dhëmbëve. Vetitë e tij antibakteriale ofrojnë një ndihmë efikase në luftën kundra halitozës.
Vaji esencial i arrës moskat është i dobishëm për masazhet që lehtësojnë dhimbjet e muskujve dhe ato të artikulacioneve. Provoni të bëni masazh me këtë vaj pas një stërvitjeje intensive.
Me lëvozhgat e arrës moskat mund të lehtësohen të vjellat, të përzierat dhe problemet me tretjen. Janë të shkëlqyera dhe në rast diarreje.
Benefitet për shëndetin:
Dezinfekton trupin, sidomos veshkat dhe mëlçinë pasi largon me shpejtësi toksinat; shkrin edhe gurët në veshka.
Duke qenë e pasur në kalium, arra moskat redukton presionin e gjakut dhe i bën mirë sistemit kardiovaskular.
Arra moskat është një ilaç i shkëlqyer kundra pagjumësisë, mjafton vetëm të shtoni pak prej saj në qumësht të ngrohtë. Nxit lëshimin e serotoninës, një hormon që më pas transformohet nga truri në melatoninë, substancë që favorizon gjumin.
Me arrë moskat, mjaltë dhe ujë, përgaitet një pastë e cila, nëse aplikohet në trup, ndihmon në lehtësimin e irritimeve dhe inflamacionit.
Arra moskat është e pasur me kalcium, shumë i nevojshëm në luftën kundër osteoporozës.
Efektet anësore të arrës moskat
Duhet konsumuar me maë sepse e marrë në doza të mëdha mund të provokojë helmim, ose të japë efekte psikotrope apo haluçinogjene. Në disa raste ka efekte narkotike dhe shkakton palpitacion e të vjella. Doza e rekomanduar nuk duhet të kalojë 2 gramë në ditë.
Arra moskat në shtatzëni
Është e ndaluar gjatë shtatzënisë sepse mund të provokojë abort dhe nuk rekomandohet nëse vuani nga epilepsia ose probleme të tjera neurologjike. Prandaj, në rast të patologjive ose kushteve të veçanta fizike (si në rastin e një shtatzënie) duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. E njëjta gjë vlen nëse merrni ilaçe antidepresive ose psikotrope.
Vetitë afrodiziake të arrës moskat
Që në vitet ‘800 është konfirmuar se arra moskat kishte veti afrodizake dhe me të prodhoheshin ‘pilulat e dashurisë’ ose masazhoheshin në trup derisa të lëshonin aromën e tyre. Sot është vërtetuar se fuqia e tyre afrodiziake rrjedh nga fakti që përmbajnë dopamina dhe komponentë të tjerë që shkaktojnë zgjerim të venave dhe si pasojë predispozitë pozitive gjatë marrëdhënieve intime.
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment