Muffins me spinaq dhe fara luledielli

Muffins me spinaq dhe fara luledielli

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • 1 patate e ëmbël, e qëruar dhe e grirë imët
  • 160 gram miell
  • 100 gram miell misri
  • 2 lugë çaji pluhur pjekës
  • 1 lugë çaji xhinxher pluhur
  • ½ lugë çaji kripë
  • 3 vezë
  • 50 gram spinaq
  • 180 ml kos
  • 125 ml vaj ulliri
  • Lëkura e 1 limoni
  • Për në sipërfaqe: 75 gram fara luledielli
  • 2 lugë gjelle shurup panje
  • ¼ lugë gjelle kripë deti

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Merrni një formë silikoni specifike për muffins.

3

Në një tas të madh bashkoni pataten e grirë bashkë me përbërësit e tjerë të thatë.

4

Në një blender rrihni vezën bashkë me spinaqin. E përzieni mirë masën me tasin e parë.

5

Për të përgatitur masën e sipërfaqes, i përzieni të gjithë përbërësit në një tas të vogël, i përzieni mirë dhe e lini mënjanë.

6

Mbushni format e muffins dhe në sipërfaqe i shtoni masën me farat.

7

I fusni në furrë t’i piqni dhe më pas shijojini!

Lini një koment