Muffins me perime dhe fëmijët tuaj do ta “fshijnë pjatën”!

Muffins me perime

Persona: 14
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 300 gram miell
  • 3 vezë
  • 300 gram karota
  • 2 karota
  • 2 kunguj
  • 1 patate
  • 100 gram bizele
  • 100 gram parmixhano të grirë
  • 100 ml vaj ulliri
  • 100 ml qumësht
  • 100 ml kos grek

Udhëzimet

1

Lani dhe prisni perimet në kubik të vegjël. Më pas i lini të ziejnë për disa minuta në një tigan me ujë.

2

Në një tas të madh bashkoni miellin, vezët, qumështin, kosin dhe trazojini mirë. Shtoni perimet e ftohura, vajin e ullirit dhe djathin parmixhano. I përzieni vazhdimisht.

3

Merrni 12 format specifike për muffins dhe mbushni secilën me masën që përgatitët. I fusni në furrë për 30 minuta në temperaturë 180 gradë.

Lini një koment