Mos i hidhni më! Lëkurët e shalqinit janë më të dobishme se sa mendoni
Shalqini është fruti i preferuar i shumë njerëzve gjatë stinës së nxehtë të verës. Një frut i lëngshëm dhe plot vlera ushqyese shalqini gjen perdorime të ndryshme si frut veror. Me lëngun e tij mund të bëni koktejle apo lëngje të ndryshme, mirëpo ajo që gjthmonë duket e pavlerë është lëkura e tij.
Por në fakt lëkura e shalqinit është më e shëndetshme edhe se vetë ai. Pjesa e bardhë e lëkurës është mbushur me shumë lëndë ushqyese të shëndetshme dhe padyshim është diçka që duhet ta shtoni në dietën tuaj të përditshme.
Natyrisht, të gjithë e dimë se është pa shije, por lëkura përmban vitamina A, B6, C, si dhe minerale, përfshirë kaliumin, zinkun dhe madje edhe magnezin. Është një burim i shkëlqyer i likopenit, i cili është një antioksidant i mahnitshëm.
Pjesa jeshile përmban citrulin, një aminoacid që ka aftësinë për të ndërtuar muskuj të fortë dhe të shëndetshëm. Fibrat që mund të gjenden në lëkurë dhe shalqi janë të mira për të nxitur humbjen e peshës. Pjesa e kuqe është e përbërë kryesisht nga uji, që e bën atë një diuretik shumë efektiv. Kështu, ndihmon në zhdukjen e toksinave dhe ujit të tepërt.
A keni nevojë për një mbrojtës efikas të imunitetit? Thjeshtë sigurohuni që të përdoni të gjithë pjesën e butë të lëkurës së shalqirit.
Luleshtrydhet prishen shpejt, por me këtë truk të thjeshtë mund t’i mbani të freskëta për disa ditë më shumë: 1️⃣ Shpëlajini me uthull të holluar – Përzieni 1 filxhan uthull molle ose të bardhë me 3 filxhanë ujë dhe...
Nëse nuk keni një ndarës vezësh, ky truk i thjeshtë do t’ju ndihmojë: 1️⃣ Metoda e shishes plastike – Thyejeni vezën në një tas. Merrni një shishe plastike bosh, shtrydheni pak dhe vendoseni grykën mbi të verdhën. Lëshoni shtrëngimin...
Për emisionin “Maska” në Youtube, në kanalin “Homeland Albania”, një ish-punonjës i një Fast Food-i në Tiranë dëshmon për atë që ndodh në “prapaskenën” e Fast Food-eve në vend! Një lemeri e vërtetë! “Puna në Fast Food ka shumë...
Lini një koment