Një recetë e vjetër që kombinon shijen e mishit të derrit me atë të lakrave e perimeve të tjera. Sot do ta përgatisim në një formë të veçantë.
Përbërësit:
1,5 kg lakra
800 gr brinjë gici
2 salsiçe derri për person
2 këmbë derri të pastruara mirë
200 gr karota
100 gr qepë
50 gr gjalpë
1 gotë verë e bardhë e thatë
Lëng mishi
Kripë e piper
Përgatitja:
Zjeni këmbët për një orë me ujë të kripur. Skuqni salsiçet në tigan.
Skuqni karotat, qepën, selinonë dhe shtoni brinjët e derrit. Shuajini me një gotë verë të bardhë të thatë.
Ziejini për gjysmë ore në zjarr të ulët dhe shtoni kripë e piper ose bimë aromatike dhe erëza sipas dëshirës. Shtoni lakrën e prerë në shirita, shtoni brodon e mishit dhe lëreni të ziejë për 50 minuta.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment