Me miell misri dhe qepë të njoma, këto qofte janë praktike dhe me super shije!

Me miell misri dhe qepë të njoma, këto qofte janë praktike dhe me super shije!

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 2 gota me miell misri
  • 3 e 1/2 gotë ujë të valuar
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1/2 lugë kafe sodë bukë
  • 2 kokrra vezë
  • 4-5 lugë gjelle djathë i thërrmuar
  • 4-5 qepë të njoma
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 tufë kopër dhe nenexhik
  • kripë dhe piper të zi
  • 3-4 lugë gjelle miell gruri
  • vaj për skuqje

Udhëzimet

1

Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë për të valuar. Shtojmë 3 lugë gjelle vaj ulliri, kripë, pak nga pak miellin e misrit duke e trazuar vazhdimisht me lugë druri deri sa të na formohet një masë brumi e trashë.

2

E lëmë të gatuhet në tenxhere duke e përzierë deri sa brumi të shkëputet nga anët e tenxheres.

3

Largojmë brumin nga temperatura dhe e lëmë të ftohet pak. Ndërkohë në një tigan kaurdisim qepët të grira hollë, derisa të ulin volumin.

4

Shtojmë erëzat, majdanozin, kripën, i përziejmë për 1 minutë dhe e largojmë nga zjarri.

5

Pasi brumi të ftohet shtojmë sodë buke dhe vezën. I përziejmë sëbashku me djathin e thërrmuar dhe qepët me majdanoz, kopër, shtojmë nenexhik, kripë dhe piper të zi.

6

I bashkojmë mirë të gjithë përbërësit dhe lugë-lugë formojmë qoftet.

7

I rrotullojmë në miell gruri dhe i skuqim në vajin e nxehtë në tigan. I zverdhim nga të dyja anët dhe i shërbejmë me kos, xaxiq ose tarator. Shijojini!

Shënime

Receta marrë nga shqiptarja.com

Lini një koment